Kryeministri Edi Rama në platformën X ka reaguar pas publikimit të BIRN ku ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt.
Rama shprehet se komenti nga zyra e tij ka nxjerr nga konteksti brutal përgjigjen e familjes së shtypit të kryeministrisë. Ai thekson se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra dhe do të vazhdojnë të jenë garantë të palëkundur të drejtësisë duke nxitur sa mës humë transparencë që të dalë tek e vërteta.
Reagimi i kryeministrit:
Kjo frëngji është një grup që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e familjes së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do të thuhet se ai ka thënë që … Kjo më lart është për të çmendur që jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigjet e pyetjeve të Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:
Mesa duket nuk e keni adresuar adresimin që kryeministri i arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, ku jemi në kushte teresisht të ndryshme nga të gjitha rastet e meparshme. E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalim ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundim, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe. E dyta, pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka qendruar me heqjen e qendres se kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur gjyqin ne nje qeli dhe kycur ne shtepin edhe bashkeshorten, nen e nje djali gjashtevjecar. Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz. Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drit per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve. Si perfundim, pergjigja qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyrat, po nga ndalimi i ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.