-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çela takim me Celibashin: Do të krijohet zyrë për monitorimin e procesit zgjedhor

Kryesoret

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Olsion Çela dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilluan një takim në ambientete e KQZ.

Ata kanë vendosur që në ambientete e KQZ të krijohet një zyrë e posacme për monitorimin e procesit zgjedhor. Çela dhe Celibashi shprehën gatishmërinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit.

“U dakordësuan sëbashku për të ndërtuar një protokoll të koordinimit. Nuk e shikojmë të nevojshme dhe nga pikëpamja ligjore, por thjesht të ndërtojmë një protokoll të komunikimit dhe bashkëpunimit të dy institucioneve për të adresuar sa mund të adresojmë problematikat e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Ndërsa Çela ka shprehur se duhet të relizohet veprimi ndër-institucional për çdo sinjalizim të shkeljeve në procesin elektoral.

“Ajo që kërkojmë dhe përpiqemi të bëjmë është të realizojmë veprimin ndër-institucional, ndërtimin e mekanizmave të cilët maksimizojnë kapacitet tona njerëzore teknike për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që paraqet procesit elektoral, ku janë padiskutim edhe hetimi i krimeve zgjedhore dhe përgjigja në kohë reale e prokurorisë ndaj çdo sinjalizimi për shkelje që ka të bëj në procesin elektoral”, tha Çela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit