Erion Veliaj e kaloi mbrëmë natën e parë në burg.
Një ditë pas arrestimit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij dhe nesër do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”.
Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.
Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.