-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha për arrestimin e Veliajt: Rama i terrorizuar, ka hallin e vet

Kryesoret

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas arrestimit të numrit dy të Partisë Socialiste, duke theksuar se Edi Rama është i trembur dhe se ka hallin e tij personal, jo të Erion Veliajt.

Ai ka akuzuar kryeministrin për përpjekje për të mbrojtur interesat e tij dhe jo për të mbrojtur Veliajn.

“Edi Rama, pas arrestimit të numrit 2 të PS-së, bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj, të tregojë se është duarjashtë në këtë aferë, se nuk ka gisht në këtë aferë. Po këtu të ndalemi pak.

Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel.

Po, sepse për leje ndërtimi, Edi Rama me favore, i ka tërkuzë. Merrni ju atë Ujkën që u tha së fundmi, që i pagoi takimin në Milano, leje kulle ai. Merrni ju sponsorin e 12 udhëtimeve me çarter që i denoncoi Arben Ahmetaj. Leje ndërtimi të gjitha.
Merrni ju seancat e detoksit, 10 mijë euro seanca e detoksit e paguar nga biznesmeni që ndërton në mes të parkut Rinia.

Vilat aty i ka Alketa. Bashkëshorti i Alketës. Plus lejet e tjera të ndërtimit. Nuk di shtëpi tjetër në mes të parkut përveç shtëpisë së saj. Shkoni dhe shihjani se aty e ka.

Si mund të ndodhë apo jo? Plus që ky ka marrë leje ndërtimi në të katër anët. Mirëpo nuk janë vetëm këto. Tani t’u pyes unë ju dhe qytetarët, nëse Sali Berisha do deklaronte sot, të dashur qytetarë, Velica ka shpenzuar 1 milion euro garderobë, iu garantoj se as 0.1 përqind nuk do e besonte, do deklaronin se ky po bën shaka. Ose ky po e ekzagjeron.

Do u kujtohet edhe derrkuci i Erion Veliajt, që u thoshte gazetarëve po kursejmë aty dhe më pas bëjmë një udhëtim kur bëhen shumë. Gjunahçari! Ta dinë qytetarët se për këto 1 milion, prokuroria ka gjetur të gjitha faturat për rrobat që ka blerë Velica, e cila paska qenë…. pak të thuash. Një shqiptare që shkon e blen mbi 1 milion euro.

Dhe përveç kësaj, atëherë çfarë ndodh me Edi Ramën? Edi Rama tmerrohet se në qoftë se flitet për 1 milion aty, atje në Surrel sa janë këto miliona. Se ekzistonte rivaliteti, ekzistonte. E kisha thënë disa herë unë që rivaliteti mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit ishte shumë i qartë. Në të gjitha, në lukse dhe çdo gjë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit