Kryeministri Edi Rama u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua dhe u burgos pa gjyq duke u marrë nga detyra.
“Amerika, Amerika, cila Amerikë? Europa, Europa. Amerika mund të ndryshojë qasje por këtu lufta pa kompromis kundër korrupsionit do të vazhdojë. Ky ishte vullneti jonë.
Ajo që kam bërë unë dhe PS është unikale, historike. Pasi e shqyen ditë dhe e merr nga detyra e kryeqytetit ku ka një mijë e një punë për të bërë, shkruhet aty në fund, prezumohet i pafajshëm.
Por do i shikojmë me durim. Unë nuk bëj drejtësi, por ajo që mund të bëj unë dhe ne është reforma që morëm guximin për ta bërë. Nuk i kam ditur unë që do të ndodhin të gjitha këto? Por ama unë di cfarë do të ndodhë nesër” tha ai.