-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Haxhimali: A do të ketë zgjedhje të reja në Tiranë?

Kryesoret

Për të kuptuar nëse dhe kur mund të organizohen zgjedhje të pjesshme për kryetarin e bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, duhet parë nëse plotësohet ndonjë nga kushtet e nenit 61 dhe nenit 62 të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore no 139/2015

A ka përfunduar mandati i Veliajt pas arrestimit?

Arrestimi nuk përbën automatikisht përfundim të mandatit.Arrestimi nuk është denim.Mandati i tij do të përfundonte sipas nenit 61 vetëm nëse:

  1. Jep dorëheqjen.(kjo është në tagrin e zotit Veliaj, ska asnjë sinjal deri tani.)

  2. Dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për një vepër penale (neni 62, pika b).(kjo do marri kohë)

  3. Shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve (neni 62, pika a).(kjo pritet të mos ndodhë sipas deklaratës nga Kryeministri Rama.

  4. Nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj dhe shkarkimi propozohet nga Këshilli Bashkiak (neni 62, pika c) ( këtë do ta interpretojmë më poshtë)

Kur mund të mbahen zgjedhje të pjesshme?

Nëse Veliaj jep dorëheqjen ose shkarkohet sipas nenit 62, atëherë Këshilli Bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet Prefektit dhe organizohen zgjedhje të pjesshme (neni 61, pika 4).

Nëse arrestimi çon në mungesën e tij për më shumë se 3 muaj dhe Këshilli Bashkiak kërkon shkarkimin, atëherë qeveria vendosë për shkarkim dhe të hapë rrugën për zgjedhje.

Nëse Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë, atëherë shkarkimi bëhet automatik dhe pastaj organizohen zgjedhje.

Përfundimi: Nëse Veliaj nuk jep dorëheqjen dhe nuk ka një dënim të formës së prerë, ai teknikisht mbetet kryetar, dhe funksionet e tij i ushtron zëvendëskryetari.
Pra,zgjedhjet e pjesshme mund të mbahen vetëm pasi posti i kryetarit të bashkisë të shpallet vakant, sipas procedurave të përshkruara në ligj.

Çfarë ndodhë nëse Erion Veliaj mbetet në arrest me burg për më shumë se 3 muaj rresht, a mund të konsiderohet kjo si “mosparaqitje në detyrë” dhe të çojë në shkarkimin e tij sipas nenit 62, pika c të Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore?
Interpretojmë nenin 62, pika c.Kjo dispozitë lejon Këshillin Bashkiak të propozojë shkarkimin e kryetarit të bashkisë kur ai nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj rresht, me kusht që mosparaqitja të ketë një justifikim të ligjshëm ose të arsyeshëm.

Por a konsiderohet arrestimi justifikim i arsyeshëm?
Arresti me burg është një masë sigurie e vendosur nga gjykata dhe jo një zgjedhje personale e kryetarit.Megjithatë, ligji nuk e përcakton qartë nëse arrestimi është justifikim i arsyeshëm për mungesën 3-mujore.Në raste të ngjashme në vende të tjera, gjykatat dhe institucionet qeveritare e kanë interpretuar arrestin si një pengesë objektive për ushtrimin e detyrës, duke e konsideruar mungesën si të paarsyeshme, dhe për rrjedhojë pas tre muajsh këshilli bashkiak vepron duke ndjek procedurat.

Cila janë procedura e mundëshme për shkarkim pas 3 muajsh?
Neni 61 përcakton këto procedura:1. Këshilli Bashkiak mund të propozojë shkarkimin e kryetarit që ka munguar për 3 muaj të pandërprerë për shkak të arrestimit. 2.Propozimi i Këshillit Bashkiak i dërgohet Këshillit të Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar për shkarkimin.
3. Këshilli i Ministrave miraton shkarkimin zyrtarisht, vendi mbetet vakant dhe organizohen zgjedhje të pjesshme, sipas Kodit Zgjedhor.

Pra, nëse Veliaj qëndron në arrest për më shumë se 3 muaj rresht, Këshilli
Bashkiak ka bazë ligjore për të kërkuar shkarkimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit