Reshjet e dëborës që kanë prekur zonat malore në juglindje të Shqipërisë nuk kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Fshatrat turistikë si Dardha, Voskopoja dhe Vithkuqi janë të kalueshme, ndërsa për zonat malore këshillohet përdorimi i gomave dimërore. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm në lartësitë mbi 1200 metra.
Po ashtu, nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve të pasdites.