Prej disa orësh vazhdon beteja në Gjykatën e Posaçme e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përballë SPAK-ut dhe gjyqtarit Erion Bani, që në një moment i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin.
Ndërkohë që jashtë godinës janë mbledhur qindra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj por mes tyre sikur akuzon opozita edhe punonjës të bashkisë.
Erion Veliaj kërkoi largimin e prokurorit Ols Dado nga çështja, pasi sipas tij akuzat janë inate personale të prokurorit pasi ngeli i pakënaqur nga një leje ndërtimi që iu dha nga bashkia Tiranë.
Masat e sigurisë (të cilat do të shqyrtohen sot në Gjykatën e Posaçme)
Erion Veliaj – “arrest me burg”
Ajola Xoxa – “arrest në shtëpi”
Elman Abule – “arrest me burg”
Gentian Sula – “detyrim paraqitje”
Shkëlqim Fusha – “detyrim paraqitje”
Meriman Palushi – “detyrim paraqitje”
Fatmir Bektashi – “detyrim paraqitje”
Sokol Kryeziu – “detyrim paraqitje”