Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përjashtuar mundësi për çdo bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se nuk do të bashkëpunojë me Ramën për të bërë ndryshime ndaj reformës në drejtësi. Ai u shpreh se për reformën në drejtësi do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias dhe një referendumi popullor.
“Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje. Mbështetësi kryesor i kësaj reforme mbi tokë, sot është non grata në vendin e tij (i referohet Antony Blinken). Erdhi nga Uashingtoni dhe takoi Altin Dumanin, nuk takoi asnjë njeri nga opozita sepse ishte për Shqipëri pa opozitë. E falenderoi për arrestimin e Sali Berishës. Ka bërë takim me të. Takimi është bërë për ta falenderuar dhe e ndërmjetësonte Yuri Kim. Ky ishte njeri pa pikë dinjiteti. Kur këtij i doli dokumenti se kishte mashtruar kombin e tij me laptopin e Hunter Biden se i kishte thënë kombit të tij se Hunter Biden s’ka patur kurrë laptop, ai po të kishte minimumin e integritetit njerëzor jepte dorëheqjen”, tha Berisha në Opionion.