Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Edi Rama e çoi Erion Veliajn në paraburgim në Durrës që t’i mbyllë gojën.
“Ai e ka formulë, e çoi Lefterin në Durrës, e la aty dhe, të njëjtën gjë po i bën Erionit. Unë nuk kam parë militantë të PS-së në SPAK, por rrogëtarë të bashkisë. Ky dërgoi policinë bashkiake, të armatosur disa prej tyre, rrethuan SKAP-in, por të merrnin urdhër.
Por tronditëse është se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’i mbyllë gojën. Duket se Velica ka bërë garë me Lajla Assadin, ndoshta edhe…
1 mln euro e kishte garderobën e shoqja e Assadit dhe 870 mijë del Velica, por mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga SKAP-i” tha ai.