Policia e Vlorës ka arrrestuar një 54-vjeçar i cili në makinë u gjet armë zjarri. Gjatë një kontrolli në aksin rrugor “Fier-Vlorë” në bagazhin e taksisë me drejtues 54-vjeçarin me iniciale I.B dhe pasagjerin 17-vjeçar u gjet një armë zjarri automatik.
Dyshohet se 17-vjeçari po e transportonte drejt Vlorës me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se 54-vjeçari kishte bashkëpunuar me 17-vjeçarin për ransportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.