Policia e Tiranës nuk ka proceduar asnjë person që qëndronte ditën e djeshme pranë ambienteve të GJKKO dhe SPAK, teksa mbahej seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Në një moment teksa makina e burgjeve me Veliajn brenda po dilte nga gjykata, tentuan ta bllokonin me thirrjet “Lali, Lali”.
Por ndryshe nga sa ka ndodhur me rastet e Sali Berishës dhe demokratëve, policia “nuk i pa” duke deklaruar se qëndrimi i tyre pranë këtyre ambienteve nuk ishte në formë proteste, por kanë qenë miq e të afërm të kryebashkiakut socialist që e mbështesnin atë dhe se nuk është bllokuar rruga prej tyre.
Dy standarde. Qartësisht. Madje shembulli i fundit dy ditë më parë, kur disa të rinj shkuan pranë bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku qëndronte Veliaj u proceduan 8 persona për mosbindje ndaj policisë dhe prishje e qetësisë dhe rendit publik.
Dy standarde/ Hoxha: Ata që ishin dje krah Veliajt në SPAK ishin simpatizantë