Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në fshatin Baz, Mat, ku një 17-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në ambientet sportivë të shkollës, për motive të dobëta, sipas policisë. Autor i dyshuar i plagosjes është 18-vjeçari D.L., i cili është shoqëruar nga policia pas një reagimi të shpejtë.
I plagosuri, 17-vjeçari, ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ai do të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë, gjatë hetimeve të para është konfirmuar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes dy adoleshentëve.
Policia ka sekuestruar mjetin prerës që dyshohet të jetë përdorur gjatë sherrit, dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.