Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u përplas verbalisht sot në gjyq me prokurorin Ols Dado që e çoi pas hekurave.
Pjesë nga debati
Erion Veliaj: Nuk e kam të qartë pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. Nëse i kam hyrë në hap dikujt, ajo ka qenë familja ime. Kam punuar jo vetëm gjatë javës, por edhe gjatë fundjavës dhe ditës së festave.
Njerëzit që punojnë bëhen objekt sulmi dhe gjenden në situatën që unë jam sot. Por s’ka asgjë të pazakontë që lodra të djalit tim të gjenden të shtëpinë e gjyshërve të tij.
Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.
Ols Dado: Tregohu i kujdesshëm me etikën. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.
Erion Veliaj: Nuk e di pse ju dogji kjo gjë, sepse unë mund ta kem edhe me politikën ose median këtë gjë.
Ols Dado: Sepse e ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, por në Gjykatë, kështu që përmbaju provave e fakteve.