13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rashiç: Lista Serbe ka ofruar shuma me para për manipulim të zgjedhjeve

Kryesoret

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiç tha se Lista Serbe se po tenton të manipulojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit duke tentuar të anulojë votat e partisë së tij.

Rashiç su shpreh se kjo parti iu ka ofruar shuma marramendëse komisionarëve për të ulur numrin e votave dhe kësisoj të humb mandatin e një deputeti që ka fituar në zgjedhje.

“Janë shuma marramendëse pasi në këto rrethana kur ajo strukturë, sikurse e dimë që Lista Serbe është një strukturë radikale politike dhe elemente të tjera. Me siguri paratë si për çdo njeri normal s’kanë vlerën e njëjtë pasi kanë tepër shumë, mund t’i japin sado që dëshironi ju. Kur e pash që është një aksion dhe nuk është ndonjë rast individual vendosa që ta paraqes këtë rast në KQZ. Lus KQZ-në dhe zyrtarët e tyre që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilent dhe të përcjellin më afër numërimin e votave në çdo qendër të numërimit. Një koncept që më ka frikësuar është se këtë vit nuk është një qendër e numërimit të votave por janë 38 qendra në çdo komunë”, tha Rashiç.

Ai deklaron se nga 35 mijë vota që ka marrë Lista Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, gjysma e tyre janë serbë të Kosovës të cilët kanë ardhur nga Serbia për të votuar në mënyrë të organizuar.

“Befasia më e madhe fatkeqësisht po ndodh nga ana e institucioneve të Kosovës. Një ditë para zgjedhjeve marrim informatën se lejohet që të gjithë ata që kanë letërnjoftime e skaduara të kenë mundësi votimi. Aty është hapur një rrugë e gjerë që njerëzit që i kanë pasur letërnjoftimet e skanuara dhe që s’kanë qenë në Kosovë se 20 vjet. Kësisoj iu mundësua Listës Serbe dhe regjimit në Beograd që të organizojnë një numër të madh të votuesve që me autobusë dhe vetura të votojnë në Kosovë. Unë ju garantoj se prej 35 mijë vota që i ka Lista Serbe, gjysma e tyre janë të importuara”, shton Rashiç në një intervistë në KosovaPress.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit