Arabia Saudite ka njoftuar se nuk do të lejojë shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të zhvillohet në pesë qytete të vendit.
Ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princi Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud, theksoi se ndalimi i alkoolit është pjesë e kulturës së vendit, duke shtuar se shumë mund të argëtohen edhe pa të.