Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme me mediat kishte një “lumë” akuzash për kryeministrin Edi Rama, Belinda Ballukun, pa harruar Erion Veliajn që është kryefjalë e pesë ditëve të fundit, por edhe socialistë të tjerë. Përgjigja e Edi Ramës cila ishte? Një buf dhe tre fjali.
“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, ka shkruar kryeministri krahas pamjes së bufit.
LIVE-Protesta pro Veliajt/ Berisha: Rama nxiti mijëra policë të rrethonin gjykatën