-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaji i letrës/ SPAK nuk ka më mbrojtjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë?

Kryesoret

SPAK dhe Gjykata e Posaçme i dërguan letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me protestën e organizuar në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë. Gjykata kërkon sqarim se përse nuk u morën masa nga ana e institucioneve, duke theksuar se “kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit”.

Në këtë shkresë ku evidentohet rrezikimi i jetës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që u lanë në mëshirë të fatit nga policia, SPAK dhe Gjykata e Posaçme i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe për dijeni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Pra sikur duket nga letra, ky shqetësim nuk i është drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas ardhjes së administratës Trump, tërheqjes së ekspertëve të SHBA-së dhe pezullimit të fondeve nga Uashingtoni nuk ka pasur asnjë reagim nga selia diplomatike në Tiranë edhe pas sulmeve të SPAK-ut dhe drejtësisë së re, ndryshe nga sa ndodhte më parë.

Skandali i policisë/ Gjykata: Pse morët masa për Berishën dhe Metën dhe jo për Veliajn?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit