Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi dyshohet se ka goditur shefin e financës së këtij spitali, Sh.U., gjatë një konflikti verbal. Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, kur pas përplasjes verbale, Shehu ka goditur shefin e financës me një send të fortë në fytyrë.
Ky incident ka çuar në një kallëzim në policinë e Dibrës, ku është nisur një procedim penal për “Plagosje të lehtë me dashje”. Si pasojë, Shehu është larguar nga detyra dhe është emëruar Astrit Ademi në vend të saj.