-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot zgjidhet Berisha, Luçiano Boçi: Procesi është demokratik

Kryesoret

Sot zgjidhet kryetari i ri i PD-së. Sali Berisha është pa kandidat në garë. Deputeti i PD, Luçiano Boçi u shpreh se formati i zgjedhur është vendimi më i duhur.

“Procesi është i qetë, transparent. Pjesëmarrja është e madhe nga të gjitha raportimet që kemi marrë edhe nga qarqet. Ka besim, ka shpresë, ka mbështetje dhe qartazi PD-ja ndërton rrugën e saj të suksesit duke nisur nga sot.

Në fakt dhe referendumi është zgjedhje. E kam thënë, kjo është shumë e mirë. PD-ja nuk ka luksin të hyjë në debate, në ndarje, në përçarje, të cilat kemi kohë që i kemi përjetuar, duam t’i lëmë pas.

Proceset unifikuese janë më të mirat dhe më të shëndetshmet për demokracinë e brendshme brenda një partie që ka qenë target i sulmeve të shumëfishta, të shumanshme. Dhe unë mendoj që kjo tregon një pjekuri dhe ndërgjegje të lartë të demokratëve për të shmangur të gjitha këto gjëra.

Sigurisht çdo gjë ka pjesën e vet apo secili ka atë interpretimin e vet. Por sot jemi në një proces unifikimi, i cili dëshmohet, së pari edhe mbështetje, së pari edhe në proces.

Procesi është demokratik sepse këtu është rëndësia e një procesi, pastaj pasja e rivalëve apo jo janë kushte statutore, janë kushte procesi, dhe procesi ka qenë i hapur. Ky ishte definimi, përfundimi, ky është dhe vullneti i demokratëve në fund fare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit