-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në rrjetin social ka postuar një video dhe shprehet se bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur.

Bardhi shprehet se çdo ditë po dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e tyre personal. Ai nënvizon që këto shkelje do të depozitohen të hënën në SPAK dhe të ndëshkohen me forcën e ligjit me abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin e interesit të qytetarëve.

“Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK. Uroj shumë që prokuroria speciale të ndëshkojë me forcën e ligjit abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin me dashje të interesit të qytetarëve.

Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit