Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.