Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet nesër në prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në mesazhin që u është dërguar strukturave të Partisë Demokartike bëhet thirrje që në orën 09:30 të gjithë të mblidhen para SPAK.
”Te dashur miq. Neser diten e Hene ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it. Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve per te qene te gjithe aty…Ne ora 9:30 perpara selise SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.