Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, deklaroi se Shqipëria ka mundësinë të jetë pjesëmarrëse në epokën e re të presidentit Donald Trump.
Gjatë tryezës së PD-së, ai theksoi se shqiptarët duhet të jenë entuziastë për ardhjen e Trump në pushtet, duke theksuar se Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në Evropë dhe se ky moment mund të sjellë mundësi të reja për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Tranzicioni në qeverinë amerikane është i mbështetur nga vullneti i njerëzve. Bëhet fjalë për një shumicë të qëndrueshme që do ndryshojë drejtimin e atij vendi, por edhe të botës. Shqipëria është ndoshta vendi më pro amerikan në Evropë dhe në histori Amerika ka treguar se ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Ne mund të kemi marrë vendime të këqija që mund ta kenë minuar raportin e mirë të të dyja vendeve, Shqipëria ka mundësinë që të jetë pjesëmarrëse në këtë epokë të re që thotë Trump.
Amerikanët janë entuziaste dhe kanë besim se gjërat do të ndryshojnë. Edhe ju duhet të jeni entuziaste sepse edhe ky është një element shqiptar”, tha ndër të tjera ai.