-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos jep afatet: Shqipëria dhe Mali i Zi në finishin e anëtarësimit në BE

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, ka deklaruar se gjatë mandatit të saj, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shumë afër përfundimit të procesit të anëtarësimit në BE, duke vënë si afat vitet 2026 ose 2027 për mbylljen e të gjitha kapitujve të negociatave.

Ajo theksoi se për shumë vende të Ballkanit Perëndimor ka qenë më e lehtë anëtarësimi në NATO sesa në BE, ndërsa për Ukrainën dhe disa shtete të tjera, procesi është në drejtim të kundërt.

“Gjatë mandatit tim mund të sjellim dy ndoshta tre vende në finishin e procesit të anëtarësimit, që do të thotë të mbyllin të gjitha kapitujt e negociatave. Një koment doja, për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë më e lehtë të bëhen anëtarë të NATO-s sesa anëtare të BE, ndërkohë tani kemi të kundërtën me Ukrainën dhe vende të tjera.

Në bazë të parimit të meritës janë Shqipëria dhe Mali i Zi që janë në radhë të parë. Megjithatë mund të vazhdojmë edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit