Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përpiqet të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri më 20 prill, ditën e Pashkëve Katolike. Një gjë bëhet e ditur nga burime të cituara nga “Bloomberg”.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i SHBA për Lindjen e Mesme, Stephen Witkoff do të udhëtojë në Arabinë Saudite si pjesë e një delegacioni amerikan për të zhvilluar bisedime me homologët rusë përpara negociatave të mundshme të paqes për Ukrainën.
“Nuk dua të hyj në shumë detaje, por do të shkoj atje këtë mbrëmje. Unë do të shkoj atje me këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Mike ëaltz . “Në drejtimin e presidentit, ne do të kemi takime dhe shpresojmë të bëjmë një përparim serioz në Rusi dhe Ukrainë”, tha Witkoff për “Fox News”.
Më parë, burime të cituara nga mediat amerikane zbuluan se delegacioni duhet të përfshijë, përveç vetë Witkoff dhe Waltz, edhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio. Negociatat thuhet se do të priten nga këshilltari saudit për sigurinë kombëtare, Musaed Al Aiban.
Sipas burimeve të CNN, Ukraina “nuk ishte e informuar” për planet e delegacionit. Zelensky ka thënë më parë se ai nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje për Ukrainën midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë pa përfshirjen e Kievit.