-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Canit, zbardhet dëshmia e autorit dhe oficeres së sigurisë

Kryesoret

Një pjesë e dëshmisë së autorit të mitur dhe oficeres së sigurisë në shkollë është zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi disa muaj më parë, ku humbi jetën Martin Cani 14 vjeç.

Autori Mario Përlleshaj në dëshminë e tij pranë autoriteteve gjyqësore është shprehur se Martinin e njihte si nxënës i klasës së 9 paralele dhe nuk ka pasur konfliket më të më parë. Mario ka thënë se e kishte thirrur martinin që të sqaroheshin, ndërsa ai ka qenë i shoqëruar me disa shokë të tjerë.

“Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini i cili ishte me dy apo më shumë persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova tek Martini që më tha të shkoja me të, të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë, raporton TCH.

Ndërsa Luisi, shoku i Martinit që mbeti i plagopsur gjatë sherrit ka treguar se gjatë momenteve të sqarimit teksa po ecnin ka dëgjuar pyetjen: “o çuna a dini ndonjë vend ku blihen buqeta me lule?”

Veç dëshmive të nxënësve që u përfshinë në përleshje, prokuroria sipas TCH ka administruar edhe një pamje filmike, ku Mario Përlleshaj shfaqet duke u larguar me një send në dorë, në dukje si thikë.

Prokuroria po kërkon po ashtu një hetim të veçuar se kush prej stafit shkollor shpërdoroi detyrën, duke mos e konsideruar konfliktin mes nxënësve, i cili ka ndodhur para vrasjes.

Lidhur me ngjarjen është marrë dëshmia e oficeres së sigurisë së shkollë, shtetasja me inicialet J. K., e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysmë.

Dëshmitarja tregon se menjëherë mbasi u informua për një konflikt mes nxënësve në tualetin e shkollës, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen.

Oficerja raportohet se kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj, autori i arrestuar, dhe viktimës Martin Cani, nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre e sharjet për mamatë, para se të ndodhte vrasja.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit.

Por, mbas orës së 6 të mësimit ajo mori dijeni për krimin e ndodhur pranë ambienteve të shkollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit