-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjetori i pavarësisë, Mattarela uron Osmanin: Italia mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës

Kryesoret

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i ka dërguar një mesazh urimi Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Mattarela ka shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

Ai ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit