Ajola Xoxa ka ankimuar për kthimin e celularit që iu sekuestrua me urdhër të SPAK me 6 dhjetor pas kontrollit në banesën dhe zyrën e saj.
Seanca në Gjykatën e Posaçme u shty për në datën 20 shkurt.
Ajo është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bashkëshorti i saj Erion Velaij në “arrest në burg”.
Ajola Xoxa akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.