12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha del nga SPAK-u: Letra që i shkrova Dumanit, ku u zhduk vëllai i Veliajt?

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK duke respektuar masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”. Qëndroi vetëm 5 minuta dhe pasi doli lexoi letrën që i kishte lënë, sikur tha ai kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Më pas tha, se Edi Rama ditën e mërkurë duke mos marrë masa për protestën pro Veliajt para SPAK-ut, sulmoi gjyqtarët.

“Po ju lexoj letrën që lashë brenda. Kreut të kësaj organizate kriminale Altin Dumani që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë dhe kukullës së Soros në Tiranë, Edi Rama, dështoi në SHBA do të dështojë dhe këtu.

Unë sot do të dënoj me forcën më të madhe të narko-qeverisë dhe bashkisë Rama, që morën peng gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenën e viteve ’80 ku Escobar sulmoi gjykatat, pas 40 viteve e rikthye Ediskobari.

Për Lali Vjedhësin po bëhet gjithçka për ta katandisur cështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës. Unë ju them se gardëroba e Ajolës e barabartë me të Lajla Asadit. Ai vëllai i Veliajt, ai Arbëri si u zhduk ai? Ku është ai? Po të jetë bërë i penduar, është punë tjetër, nuk ndërhyj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit