Deputetja Monika Kryemadhi ishte sot në SPAK. Pasi doli komentoi deklaratën e Sali Berishës që tha se do të shkrinte SPAK-un, ndërsa theksoi se arrestimi i Erion Veliajt erdhi pas ndryshimeve që ndodhën në Amerikë, me ardhjene Donald Trumpit.
“Që të jemi të sinqertë, po të them tani se duhet të shkrihet SPAK-u, do të thonë se e thotë për shkak të problemeve të veta që ka.
Por cdo instrument që kemi votuar për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në një vegël shantazhimi dhe linçimi ndaj opozitës e ka kryer misionin e saj, ka dështuar për të vendosur drejtësi.
SPAK nuk është krijuar për të bërë luftë politike por për të luftuar trafikun, e drogës, krimin e organizuar dhe terrorizmin. Është për t’u parë, lëvizjet që kanë ndodhur në SHBA i japin një shans të ri jo vetëm opozitës, por edhe sistemit të drejtësisë.
Edhe rasti i arrestimit të Veliajt erdhi si rezultat për të balancuar lëvizjet e njëanshme të SPAK-ut” tha ai.