Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qytetin e Bulqizës. Në Bypassin e rrugë së Arbrit ka probleme dhe lëvizja e makinave bëhet më vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.
Gjithashtu edhe në rrugët e minierave të zonës së Martaneshit dhe Tërnovës ka vështirësi në lëvizjen e majteve të transportit të minatorëve. Ndërsa në rrugët rurale të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë nuk raportohen probleme.
Ndërkohë policia bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në lëvizje pasi për shkak uljeve të temperaturave kanë nisur ngricat në rrugë.