Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili vidhte para dhe sende personale nga makinat, pasi i thyente xhamat.
29-vjeçari Endrio Novi, mbrëmjen e djeshme ka vjedhur sende personale në 6 makina duke u thyer xhamat në një vendparkim në Astir.
Gjithasht ugjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ai ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mudn të ketë kryer. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.