Avokati Leonard Karaj në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” tha se prokuroria ka mbështetur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj me prova të sakta, duke përmendur 66 fashikuj që përfshijnë faturat, bileta udhëtimi dhe akomodime të paguara nga biznesmeni Fatmir Bektashi.
Ai theksoi se dosja përfshin gjithashtu fatura për blerje me kartën e kreditit të Ajola Xoxes dhe 9 leje ndërtimi të lëshuara nga Veliaj.
“Në 66 fashikuj Prokuroria i ka shoqëruar me prova të gjithë detajet, ka dhe fatura. Janë bileta e udhëtimit, akomodimi, të paguara nga biznesmeni Fatmir Bektashi. Në dosje SPAK ka edhe faturën për çdo blerje, me kartën e kreditit të Xoxes. Janë 9 leje ndërtimi që ka lëshuar Veliaj. Nga ajo që kam parë në dosje deri tani. Ka një person që thotë se janë 200 mijë euro blerje që i ka bërë dhe përmend emrin e Ajola Xoxes. Unë inat kam Edi Ramën dhe jo Erion Veliajn”, tha ai.