I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ish- prokurori Ervin Karanxha komentoi hetimin e SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe masën e sigurisë ndaj tij.
Ai shprehu mendimin se, pas paraqitjes së Veliajt në SPAK, ai duhej të merrte një masë mbrojtjeje.
“Nga sa konstatoj, një hetim të nisur nga SPAK, momenti i përplasjeve ka ardhur pas zbatimit të masës së sigurisë. Momentin e zbatimit të masës së sigurisë ka sjellë këtë debat. Mendimi im, në rastin konkret, është që në fillim, që është paraqitur në SPAK, zoti Veliaj, në fillim fare, duhet të merrte masën për mbrojtjen e tij, ose që ka qenë në hetim. Ai dihet të kishte një mbrojtës. Kur ka pasur debat për “më ka marrë gruan në mes të natës….”
Karanxha theksoi se standardi i vendosur nga SPAK për Veliajn është për burg, por theksoi se ky standard është në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare.
“Standardi i vendosur nga SPAK për Erion Veliajn është për burg. Vetë standardi i vendosur nuk jam dakord, sepse këta ndërkombëtarët që vijnë këtu, këta mjeshtrit, në Amerikë ka tjetër standard. Psh, kryetari i bashkisë së New York-ut e ka lënë në gjendje të lirë”