Kryetari i grupit të PS-së, Niko Peleshi është përfshirë në replika me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Demokrati u tha socialistëve se “11 është dita e vdekjes suaj politike”.
“Fundi juaj po ju vjen. Shoh trishtim tek të gjithë. Këta kanë halle të mëdha, sepse atje prapa hekurave është botë tjetër, janë delikatë këta, nuk e durojnë dot atë lloj jete prandaj janë me makthe sepse atje i pret sapuni të gjithë, prandaj nuk i zë gjumi.
Lali Eri ka hapur rrugën, do ta tërheqë këmbën zvarrë për të gjithë ju. 11 Maji është dita e vdekjes juaj politike” tha ai.
Niko Peleshi referuar ish-kreut të fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita që do të bëjë fushatën e Sali Berishës, i tha Nokës se PD është dorëzuar.
“Keni gjetur një shpëtim tjetër që është një kompani marketingu. Partia e ëndrrave europiane që ta mbështesë të gjithë shpresën tek një kompani marketingu që paska aftësinë ta bëjë të zezën të bardhë, duket si dorëzim nga ana juaj” tha ai.