Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë nga Apeli i GJKKO.
Partia Demokratike u ka shpërndarë një mesazh drejtuese dhe ka kërkuar mobilizim.
“Te dashur miq. Nesër ditën e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.