Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do ta shkrijë SPAK-un nëse vjen në pushtet.
“Të njëjtin fat do të kenë edhe bandat dhe prokurorët që janë të lidhur me to. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë.
Unë ndjej keqardhje që është rrëmbyer nga momentet, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është një institucion që duhet të shuhet me çdo kusht.
Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve specialë, ke krijuar një drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur.
Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin mbi gjykatësit tek të cilët çon dosjen? Merre fund që këtu, kaq. Ju, njerëz të medias, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme” tha Berisha.
Por kryeministri Edi Rama reagoi direkt duke thënë se Berisha “nuk ka çfarë t’i bëjë sepse nuk do të marrë votat në 11 Maj”.
“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh dhe thonë po më thatë votën do ta shkrijmë SPAK-un.
Por nuk kanë për të marrë votën dhe nuk kanë cfarë ti bëjnë SPAK-un. Drejtësia të bëjë punën e vet dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi por ka ardhur koha për të ngritur standardet” tha ai.