Mes biznesmenëve që u aratuan të hënën e kaluar ishte edhe Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish “METALFORM”), i cili bashkë me bashkëshorten konsiderohet miq të afërt të familjes Veliaj. Në dëshminë e SPAK-ut, Elman Abule është pyetur për lejen e ndërtimit që ka përfituar nga Veliaj, por edhe njohjet dhe udhëtimet së bashku në Tokio, Kiev, etj. 5Pyetjet.al publikon pjesë të tjera nga dosja.
Del në dosje Casamonti/ SPAK: Komunikimet e Ajolës, Veliajt dhe vila në Qerret
Pjesë nga dosja e SPAK-ut
I pyetur për kompaninë Arts Lab, Elman Abule ka deklaruar se në dijeninë e tij pronar është një kushëri i Ajolës, emrin e të cilit nuk e kujton. Sqaron se zyrat nuk i di se ku janë. Shpjegon se nuk ka marrë ndonjëherë shërbim nga Arts Lab, por i ka financuar (sponsorizuar) dy shfaqje, llojin dhe vlerën e së cilës nuk e di por i është kërkuar nga Marisa dhe ajo është marrë me këtë gjë. Është pyetur në lidhje me shërbimin që i ka ofruar Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe shpjegon se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën.
Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar. Deklaruesi shpjegon se me Bashkinë Tiranë ka marrë një leje ndërtimi me anë të shoqërisë Fidalba, sipas së cilës do të ndërtojë një pallat në zonën e Kombinatil.
Shpjegon se Leja është zbardhur por punimet nuk kanë nisur akoma për shkak të problematikave që ka me banorët e zonës. I pyetur për pagesat e realizuara nga shoqëria e tij Ventus me përfitues Partners Laë. deklaruesi shpjegon se janë pagesa për konsulencën për marrjen e licensës për veprimtari prodlmese energjie nga ERA, projekt që do të zhvillej në Pukë. I pyetur për marrëdhënien me shtetasin Erion Veliaj, deklaruesi ka shpjeguar se e konsideron shok dhe në gjykimin e tij, mendon se edhe Erioni e konsideron shok.
Sqaron se bashkëshortet e tyre janë shoqe me njëra tjetrën. Po kështu, ka treguar se me shtetasin Erion Veliaj ka bërë disa udhëtime jashtë vendit, si në Tokio, Itali, Angli, Hollandë, Ukrainë. Në lidhje me këto udhëtime deklaruesi ka dhënë dhe kom detaje, duke shpjeguar se udhëtimi për në Tokio është hërë paru vitit 2020k qëndruar 4-5 ditë. Deklaruesi shpjegon se kanë udhëtuar të katërt, pru Erioni, a vetë dhe bashkëshortet e tyre.
Udhëtimi është bërë në itinerarin Tiranë Stamboll-Tokio. Shpjegon se secili ka paguar shpenzimet e tij. Elmani Abule mokon t’i ketë paguar ndonjë gjë Erionit. Gjithashtu, deklaruesi shprehet se mik mban mend nëse nga Tirana në Stamboll kanë udhëtuar së bashku me bashkëshortët Veliaj-Xoxa, por di me siguri që nga Stambolli për në Tokio kanë qenë në të njëjtin avion.
Në lidhje me udhëtimin në Kiev, deklaruesi sqaron se shtetasi Erion Veliaj do të zhvillonte një takim me kryetarin e Bashkisë së Kievit, dhe në këtë udhëtim shpjegon se shkoi edhe ai për qejf. Deklaruesi shpjegon se nuk ka marrë pjesë në takimet e zhvilluara nga Erioni në Kiev. Shpjegon gjithashtu se kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Kiev. Shpenzimet e tij, Elman Abule tregon se i ka mbuluar vetë, ndërsa për Erionin nuk ka dijeni pasi ai ishte me vizitë zyrtare.