Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia e Romës ku u arrestuan 27 persona në Itali, Shqipëri dhe Spanjë.
Operacioni i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia çmontoi një organizatë kriminale që përdorte Qendrën e Pritjes së Jashtëzakonshme në Via della Riserva Nuova në Romë si bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.
27 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike, zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe regjistrim fiktive të pasurisë.
Masa parashikon arrest me burg për 20 persona dhe arrest shtëpiak për 7 të tjerë.
Sasitë e mëdha të marijuanës importoheshin nga Vlora dhe shpërndaheshin në të gjithë Europën falë një aleance mes grupeve kriminale shqiptare dhe nigeriane. Organizata transportonte drogën duke përdorur transportin publik.
Mediat italiane raportojnë se falë bashkëpunimit me policinë lokale dhe mbështetjen e Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Interpolit, disa arrestime u bënë në Vlorë dhe në provincën e Barcelonës.