Qeveria ka marrë vendimin për hapjen e Misionit të Përhershëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për virin 2025.
Vendimi i qeverisë:
HAPJEN E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Hapjen e Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Shpenzimet për hapjen e këtij misioni përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.
Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.