Në një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit, Sebastian Muçmata, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Kukës, është vetëdorëzuar në polici pas plagosjes së 29-vjeçarit Elvis Halilaj.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku Muçmata ka plagosur Halilaj me armë zjarri. Policia ka njoftuar se pas hetimeve të shpejta, autori i dyshuar ka dorëzuar armën e përdorur në ngjarje dhe është marrë në pyetje.
Elvis Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Pas ngjarjes, policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes dhe motivet që çuan në këtë incident.
Sipas burimeve të siguruara nga policia, veprimet e shpejta dhe kontrolli intensiv kanë ndihmuar në dorëzimin e autorit dhe janë duke u kryer procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Plagosja në Kukës/ Autori drejtor në Bashki, i dëmtuari kushëri i kryebashkiakut