Policia e Tiranës në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, ndaloi automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer P. B. Gjatë kontrollit policia i gjeti 26-vjeçarit armë zjarri pistoletë. Dyshohet se 26-vjeçari me iniciale P.B. do ti shiste në Tiranë dhe aktualisht ishte me masën e sigurisë “arrst në shtëpi”.
Gjithashtu u arrestua edhe një 37-vjeçar G.B., pasi dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin për të situr armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.