Kryeminstri Edi Rama në rubrikën Sy m’sy iu përgjigj kumentuesve në lidhje me drejtësinë. Komentuesi shkruan që kryeminsitri i mban ministrat e korruptuar në sqetull dhe sulmon drejtësinë. Rama tha se SPAK duhet mbrojtur dhe jo të shkrihet sipas Sali Berishës. Ai nënvizon që duhet të luftojmë për standartet e drejtësisë.
“SPAK duhet mbrojtur, në radhë të parë nga bufi i kënetës, por edhe nga rreziku i vetëkënaqësisë. Do të luftojmë të gjithë bashkë për standardet e drejtësisë”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se Shqipëria do të ngjitet në majën e BE-së dhe ky është synimi i qeverisë.
“Nuk do sulmojmë apo kërcënojmë SPAK. Atë do e mbrojmë medoemos, në radhë të parë nga bufi i kënetës edhe me votën në 11 maj, por edhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf, duke luftuar të gjithë bashkë për standardet e drejtësisë. Dështova apo jo të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara. Në këto vite do bëj çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e BE. E nëse ngjitet, do ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as i qasesh dot. Zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë. Ose me mua në Europë, ose me bufin e kënetës atje në gropë”, tha Rama.