-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr, grushte dhe tapë në timon, arrestohen dy policë

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Avni Uka me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, si dhe referoi materialet procedurale në gjendje të lirë për punonjësin e policisë Sulltan Uka me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të policisë Mat, i dyshuar për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga AMP, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova e fakte, se dy punonjësit e policisë (vëllezër), janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. K., në qytetin e Burrelit, ku kanë tentuar të vetësqarojnë situatën duke përfunduar në veprime të dhunshme dhe të rrezikshme për shendetin e shtetasit A. K.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. D., me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 17:30 të datës14.02.2025, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në aksident automobilistik me një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.60 mg/l.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit