Ditën e sotme të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Bicaj në Kukës. Një 29-vjeçar me iniciale E,H., është plagosur me armë zjarri dhe është në spitalin e Kukësit.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, 29-vjeçari është plagsur me armë zjarri. Policia ka identifikuar personin tjetër.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.