Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të prokurorëve të emëruar nga administrata e Joe Biden, duke i akuzuar ata për politizimin e Departamentit të Drejtësisë.
Trump deklaroi se është e nevojshme të “pastrohet shtëpia” dhe të rivendoset besimi në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se “Epoka e Artë e Amerikës” duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm.
“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth.