Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj komentit të Donald Trump, i cili e quajti Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky një “diktator”, duke theksuar se Ukraina është një demokraci, ndërsa Rusia nën udhëheqjen e Vladimir Putinit nuk është.
”Zelensky u zgjodh në mënyrë legjitime në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”, shtoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker.
Ai shtoi se çdo zgjidhje për konfliktin me Rusinë duhet të përfshijë angazhimin e Ukrainës dhe të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, autoritetet evropiane njoftuan udhëtimin në Kiev të Presidentes së Komisionit Evropian dhe të tjerëve për të shprehur solidaritet me Ukrainën.