-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eduart Shalsi merr drejtimin e PS-së në bashkitë Kukës dhe Tropojë

Kryesoret

Albert Halilaj, kryetari i komanduar i PS në Kukës, dhe njëherazi kryetar i kësaj bashkie si dhe Egzon Bashkurti, kryetar i degës së Tropojës janë shkarkuar nga pozicionet e tyre dhe nuk të do jenë më në drejtim të degëve të PS.

Eduart Shalsi thotë për Report tv se do të marrë ai drejtimin për të treja bashkitë e qarkut, Kukës, Tropojë dhe Has, dhe se e mohon që këto lëvizje të kenë lidhje me plagosjen që ka ndodhur në Kukës një ditë më parë.

Elvis Halilaj i cili është kushëriri i kryetarit të Bashkisë Albert Halilaj është konfliktuar me nënkryetarin e Bashkisë dhe një prej drejtorëve.

Ditën e djeshme në Kukës, 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit