Partia Socialiste ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Kërkesa është firmosur nga kryetari i PS, Edi Rama, dhe në dokument është përfshirë një angazhim solemn i partisë për të shmangur çdo praktikë të paligjshme, si blerja e votës dhe marrja e financimeve të paligjshme.